Milani nuk di më të fitojë, rrezikon Europën!

Milani i Gatuzos ka hyrë në një krizë rezultatesh, edhe pse nuk pëson humbje… Në fakt, sonte ka ardhur barazimi i katërt në katër ndeshjet e fundit, ndaj Interit, Sasuolos dhe Napolit. Një 1-1 që lë hidhësinë në gojën e kuqezinjve, që shpresonin te Champions, por që tani duhet të shohin mbrapa për zonën e Europa League, edhe pse Fiorentina u ndal nga Lacio në një sfidë spektakolare.

Një ndeshje që nisi me emocione në Torino, ku vendësit patën shansin me penallti, por Beloti goditi tranversën e Donarumës. Më pas, Xhek Bonaventura do të shënonte një gol të bukur me një goditje fluturimthi të topit. Më pas, vendësit patën disa momente të mira, por nuk i shfrytëzuan, teksa Falke ishte më i rrezikshmi.

Në pjesën e dytë, megjithatë, erdhi goli me De Silvestrin, në goditje nga këndi, me kokë. Një barazim që uli moralin kuqezi, ndërsa Donarumës iu desh të bënte një tjetër mrekulli. Por, shansi i fundit, pas daljes me të kuq të De Silvestrit të Toro, ishte i Abates, topi i goditur i të cilit preku shtyllën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *