Milani nis nga puna, mungojnë lojtarët e Botërorit

Në pritje të ndonjë lajmi të mirë nga drejtuesit e klubit, në lidhje me problemet financiare që pritet të largojnë presidentin aktual Jonghong Li, Milani ka nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri.

Trajneri Rino Gatuzo dhe drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli kanë pritur lojtarët në Milanelo, ku janë paraqitur vetëm futbollistët që nuk kanë qenë në Kupën e Botës këtë verë.

Grupimet ultras nuk kanë munguar, duke shpalosur parullat e tyre, ndërsa ka pasur brohoritje për portierin Donaruma, me tifozët që e ftonin të qëndrojë te Milani dhe të mos dëgjojë agjentin Raiola.

LISTA

PORTIERË: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Gabriel, Plizzari.

MBROJTËS: Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Conti, Gomez, Musacchio, Simic, Romagnoli.

MESFUSHORË: Bertolacci, Bonaventura, Kessie, Locatelli, Mauri, Montolivo.

SULMUES: Borini, Calhanoglu, Cutrone, Halilovic, Suso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online