“Milani mund të humbasë, Sasuolo është shkatërruese”, Rrahmani rrëfen pengun e sezonit: Kuqezintë nuk goditën asnjë herë në portë

Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli“, ku ka komentuar gjithë sezonin e bërë në Serie A. Mbrojtësi shqiptar e ka cilësuar këtë sezon si të bukur në aspektin personal, teksa për herë të parë numëron 50 ndeshje brenda një edicioni futbollistik. Kapiteni i Kosovës tregon se pengu i tij është humbja me Milanin, ndërsa sa i përket titullit kampion, këshillon kuqezinjtë të kenë kujdes, pasi Sasuolo mund të jetë shkatërruese.

“Një sezon i vështirë, por i bukur, veçanërisht sepse i gjetëm tifozët në shtëpi, me stadiumin plot. Gjithashtu jam i lumtur sepse kam luajtur më shumë dhe është viti i parë që kam luajtur 50 ndeshje. Kam shënuar edhe 4 gola për Napolin dhe dy për kombëtaren. Sezoni pozitiv edhe personalisht.

Pengje nga sezoni? Po, mund të ishte më mirë, ndoshta në ndeshje si ajo me Milanin në të cilën ata nuk patën as një goditje në portë deri në golin e parë. Na vjen keq, edhe ne e duam Skudeton, edhe sepse shumica prej nesh nuk kanë fituar kurrë në karrierën tone. Është një ëndërr!

Milani gjithashtu mund të humbasë për mua, veçanërisht nëse Sassuolo është në ditën e vetë. Ata kanë një ekip shkatërrues, pavarësisht humbjes 6-1 kundër nesh”, ka thënë Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online