Milani pret vendimin e UEFA-s në lidhje me ndëshkimin e paralajmëruar për shkelje të Fair Play financiar dhe mendohet edhe përjashtimi nga kupat e Europës për të paktën një sezon.
Megjithatë, klubi ecën përpara dhe ky është mesazhi që ka dashur të dërgojë, duke zyrtarizuar sot rinovimin me Alesio Romanjolin.
Qendërmbrojtësi ka hedhur firmën për zgjatjen e kontratës, që tashmë do të përfundojë në vitin 2022.
“Romanjoli është e ardhmja e Milanit. Kemi qeshur duke lexuar gazetat, por në realitet marrëveshjen me Romanjolin dhe agjentin e tij e kishim arritur prej javësh”, deklaroi administratori i deleguar Fasone, gjatë ceremonisë së hedhjes së firmave.