Milani mbyll marrëveshjen për titullarin e Uruguait, merkatoja nuk ka mbaruar

Leonardo i bën gjërat në heshtje dhe me shpejtësinë e dritës, sepse në pak ditë ka mbyllur bisedimet edhe me Xhenoan për mesfushorin Diego Laksalt, i cili sot zbarkon në Milano dhe nesër kryen vizitat mjekësore.

Anësori i majtë, i aftë të luajë edhe në mbrojtje, por edhe si mesfushor ofensiv, vjen nga tre sezone të shkëlqyera me Xhenoan dhe ishte titullar me Uruguain në Kupën e Botës, ndaj është një goditje cilësore, duke llogaritur që bëhet fjalë për një futbollist vetëm 25 vjeç.

E solli Interi në Itali, duke e blerë për 2.8 milionë euro nga Defensori në vitin 2013, por që atëherë vetëm huazime, derisa e bleu Xhenoa për 2.3 milionë në vitin 2016.

Tani kalimi në krahun kuqezi të Milanos, ndoshta më hakmarrje në mendje. Xhenoa merr sulmuesin Lapadula dhe 3 milionë euro, ndërsa çmimi total i Laksalt shkon 14 milionë euro, plus 4 milionë në bonuse.

Në Itali raportohet se Laksalt është një goditje për të përforcuar krahun e majtë, sepse Rikardo Rodrigez mund të shitet te PSG, ndoshta më synimin për të marrë ndonjë lojtar, ku ëndrra mbetet mesfushori Rabio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *