Milani dështoi, ky është përfundimi i sezonit 2018/19 për kuqezinjtë, që nuk kanë asgjë justifikim për vendin e pestë në kampionat.
Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ka komentuar mbylljen e sezonit dhe ka paralajmëruar revolucion: “Jemi të zhgënjyer për mosarritjen e kualifikimit në Champions League. Megjithatë, skuadra luftoi deri në fund, i falënderoj të gjithë.
“Mbyllëm një sezon me një numër pikësh që ishte më i larti në 6 vitet e fundit. Vitin e ardhshëm do marrim pjesë në Europa League, jam besim se skuadra do vijojë të rritet për të arritur suksese.
“Më ka bërë shumë përshtypje mbështetja e tifozëve gjatë sezonit, duke na ndihmuar edhe në momente të vështira. I falënderoj të gjithë. Në ditët e ardhshme do të bëjmë një analizë të plotë të sezonit dhe do të vendosim për hapat e mëtejshëm të rritjes së klubit.
“Natyrisht, duhen ndryshime për t’u kthyer aty ku e meriton ky klub dhe ndryshime do të bëjmë, por pa u nxituar”.