Milani kërkon sulmues niveli, Morata ëndrra e verës

Milani ka nisur që tani punën për sezonin e ardhshëm, edhe pse është në pritje të dënimit nga UEFA, që do të publikohet brenda 1-2 ditësh.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë takuar sot në selinë e Milanit agjentin e futbollistëve Bepe Boco, i cili mbulon interesat e sulmuesit të Valencias Simone Zaza, ndërsa një vit më parë mori nga Milani autorizimin për të negociuar me Realin transferimin e Alvaro Moratës në kuqezi.

Në atë kohë Morata përfundoi te Çelsi, që ishte dukshëm më i fuqishëm ekonomikisht se Milani, por sezoni ka shkuar ters dhe Morata ka humbur edhe Botërorin, ndaj tani dëshiron të kthehet në Itali.

Milani e ka zhvilluar një bisedë, sa për të marrë informacion, sepse Morata është lojtar i klasit të lartë krahasuar me sulmuesit që ka Milani. Gjithsesi, kostoja e operacionit është tepër e lartë dhe nuk është çudi që Boco të punojë edhe për kthimin e Zazas në Itali, pikërisht te Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online