Abazaj “Talenti i Sezonit”: Tani pres debutimin kuqezi

Mesfushori i Luftëtarit dominon me vota, lë pas bashkëmoshatarët, teksa tani mezi pret të luajë me Shqipërinë: “Uroj që këtë herë të zbres në fushë, Panuçi i jep shans të rinjve”

Anton Cicani

Shoqata “Sporti na bashkon” si çdo vit ka shpërndanë çimet për talentet e vitit, ashtu siç është bërë zakon. Lojtarët më të spikatur nën moshën 21-vjeçare nderohen në mënyrë simbolike. Votimi për këto vlerësime bëhet nga trajnerë, gazetarë dhe specialist të futbollit. Spikat se është për të dytën herë radhazi mesfushori i Luftëtarit, Kristal Abazaj, i cili ashtu si vitin e shkuar është në listën e talenteve të Superiores. Partizani ka dy futbollistë në këtë listë, me mesfushorët Jurgen Bardhi dhe Esat Malaj që janë dalluar në radhët e të kuqve. Te Kukësi këtë edicion ka bërë mirë mesfushori tetovar, Valon Ethemi, ndërsa nga Laçi nuk mund të mungonte kapiteni i bardhezinjve Gentian Selmani. Teuta po ashtu ka përfaqësuesin e saj Esin Hakajn. Bardhi dhe Selmani janë nderuar dhe më parë me këtë çmim.

Interesant fakti se edhe vjet ishte një lojtar i Luftëtarit që mori vendin me parë me vlonjatin Devi Bregu, ndërsa këtë radhë ishte radha e Kristal Abazajt. Në vendin e dytë është shpallur Esat Mala, ndërsa vendi i tretë është ndarë nga Jurgen Bardhi, Valon Ethemi,  Gentian Selmani dhe Esin Hakaj.

Për Abazajn ky ka qenë sezoni i kurorëzimit, teksa ka shënuar 13 gola në kampionat në 32 ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë, sezonin e shkuar e mbylli me vetëm 3 gola.

Sakaq, futbollisti i ri i Anderlehtit, që ka firmosur në prill një kontratë për pesë vitet e ardhshme dhe që do të transferohet në Belgjikë në fund të këtij sezoni, ka dhënë një intervistë për “Sport Ekspres”, ku ka folur për disa tema, mes tyre, sidomos kombëtaren, që është edhe prioriteti i momentit, edhe pse gjithçka nis me objektivin Europë me Luftëtarin…

Kristal, në fillim Europa me Luftëtarin, pastaj debutimi me Shqipërinë… Kështu është radha?

Po, pikërisht kështu! Në fillim kam një ndeshje të rëndësishme, ku duhet me patjetër të sigurojmë Europën. Pasi ta kemi siguruar, atëherë do të mund të përqendrohem te kombëtarja, që mbetet një ëndërr e madhe për mua.

Le ta ndalemi pikërisht këtu. Trajneri Panuçi ju mori edhe herën e shkuar, por nuk ju dha mundësi të debutoni. Tani, duke parë dy miqësoret në fjalë, shanset janë të mëdha, apo jo?

Sigurisht, herën e shkuar u mërzita pasi doja që të luaja, por edhe fakti që thjesht u thërrita më lumturoi jashtë mase, ashtu sikurse edhe tani. Por, e përsëris, uroj që këtë herë te jetë e duhura.

Ndërkohë, vini nga një sezon stërmundues. Si ndiheni fizikisht?

I lodhur, vërtetë. Sezon i gjatë, por kur luan me kombëtaren harrohet çdo gjë dhe gjen motivimin e duhur. Le të themi që lodhja zhduket kështu…

Abazaj, Manaj, Binaku, por edhe shumë të tjerë të rinj. Kombëtarja e Panuçit ka një frymë të re. A rrit kjo konkurrencën mes jush dhe sidomos ju shtyn të jepni më të mirën?

Më pëlqen që të rinjtë po gjejnë hapësira dhe sigurisht që për çdonjërin nga ne është një stimul më shumë.

Anketën e fituat pasi ju votuan thuajse të gjithë. Kaq i dashur jeni?

(Qesh) i falënderoj vërtet, për mua është vlerësim, të rritem edhe më shumë.

Së shpejti nuk do t’iu kemi më, pasi do të nisni aventurën me Anderlehtin, edhe pse pa Champions…

Më erdhi shumë keq, vërtet. Mbeta pak i zhgënjyer, pasi do të doja shumë të luaja në Champions. Megjithatë, jam i ri dhe ende nuk kam futur këmbët në atë klub.

Por, shtëpinë ama e keni gjetur në Bruksel?

Po, kjo po! E kam gjetur, në fakt ma ka gjetur klubi.

Kur do të nisni zyrtarisht?

Në fillim kombëtarja dhe miqësoret, më pas rreth datës 12 qershor mund të jem për testet mjekësore përpara fazës përgatitore. Gjatë kësaj kohe kam qenë në kontakt me stafin mjekësor dhe drejtuesit.

Kristal, historia jote i ngjan pak një përralle, pasi nga një ekip i dorës së dytë, arrite të çash përpara dhe të shkosh në një kampionat si ai belg. Tani ke arritur ta besosh pak çfarë të ndodhi?

Tani po. Sinqerisht, do ta them gjithmonë. Më erdhi e papritur. Ndodhi gjithçka si në filma, në si në libra… Uroj që ky të jetë vetëm hapi im i parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online