Nëse javën e shkuar ishte aludim mediatik, tashmë është zyrtare: UEFA ka hedhur poshtë kërkesën e Milanit për “voluntary agrement”, marrëveshja që do të përjashtonte nga Fair-Play financiar për një periudhë të caktuar.
“Dhoma hetuese e Organit të Pavarur të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA ka analizuar kërkesën e Milanit për marrëveshje të vullnetshme, në kuadrin e Fair-Play financiar. Pas një ekzaminimi të kujdesshëm të dokumentacionit të paraqitur dhe shpjegimeve të dhëna, Dhoma vendosi të mos e mbyllë marrëveshjen me Milanin. Në veçanti, Dhoma ka konsideruar faktin se, për momentin, ka ende paqartësi për sa i përket rifinancimit të borxhit që duhet shlyer deri në tetor 2018 dhe garancitë financiare të dhëna nga aksionerët kryesorë. Milani do të vazhdojë të juetë nën monitorim dhe situata do të vlerësohet sërish në muajt e parë të vitit 2018”, shkruhet në komunikatën e UEFA-s.
Ishte hera e parë që një klub kërkonte voluntary agrement, një risi e UEFA-s, që u rezervohet klubeve që kanë ndryshuar pronarë dhe që kërkojnë përjashtimin nga Fair-Play financiar për një periudhë të caktuar, për të rikthyer bilancin në parametrat e caktuar.