“Milani ka shansin e jetës”, flet Alberto Zakeroni: Kush tjetër e ndalon përveç Juventusit dhe Interit?

Milani është duke mbajtur ende kryesimin e kampionatit në Seria A, me kuqezinjtë që kanë dalë përtej pritshmërive pasi objektivi i tyre ishte rikthimi në “Champions League”. Megjithatë deri në këtë pikë ku ka mbërritur kampionati ekzistojnë gjasa të mëdha që kuqezinjtë të jenë në luftën për titull deri në javën e fundit. Pikërisht për këtë arsye Alberto Zaccheroni ka folur për “Corriere Della Sera”. Duke kujtuar se Milani nuk mund ta shpërdorojë kaq lehtë për t’u rikthyer te titulli i fituar, mundësinë që vjen rrallëherë.

“Kuqezinjtë kanë shpirtin e garës që i shtyn më tepër dhe kanë një energji të madhe. Milani e di se ka shansin e jetës tani. Përveç Juventusit dhe Interit, unë nuk shoh dikë tjetër që mund të ndali Milanin. Juventusi ka një problem: “Kush është formacioni titullar?”. Përveç Ronaldos, të gjithë të tjerët kanë ndryshime të vazhdueshme. Dibala, Kiesa, Kulusevski, Morata, askush nuk është titullar i rregullt. Interi është më i uritur, por kushtëzohet nga mesfusha”, ka thënë Zakeroni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online