Milani i ri po lind dhe mes emrave që qarkullojnë, për tu bërë pjesë e strukturave të klubit është edhe një legjendë e kuqezinjve. Bëhet fjalë për Paolo Maldinin.
Pronarët e rinj të Milanit kanë planifikuar të ndryshojnë thellësisht mënyrën e organizimit klubin. Ndërkohë në Londër vazhdojnë takimet për Umberto Gandinin, administratorin e Romës, i cili sipas gjasave do të bëhet drejtori i ri i përgjithshëm ose zv.administrator i klubit.
Lajmi i rëndësishëm është dëshira e Fondit Eliot për të përfshirë edhe Paolo Maldinin në strukturat e reja të klubit. Ata do të bëjnë gjithçka për të bindur ish-kapitenin kuqezi ti bashkohet projektit të ri të klubit.
Sakaq, sipas “Repubblica”, Leonardo ka kontaktuar sonte Konten, duke i ofruar 6,5 mln euro në sezon për 4 vitet e ardhshme… Do të bëhej trajneri i dytë më i paguar i Serisë A. Konte ka kërkuar kohë, pasi është në gjyq me Çelsin, teksa Gatuzo është siguruar nga drejtuesit se duhet të vijojë punën dhe besojnë te ai, por me emrin e Kontes në sfond, “Rino” e sheh veten jashtë…