Tomas Strakosha edhe më larg Lacios, bardhekaltrit e zëvendësojnë në portë me… Milinkoviç-Saviç

Tomas Strakosha është kthyer në një çështje të nxehtë këtë sezon te Lacio. Portieri shqiptar mungon përsëri në listën e klubit për ndeshjen e sotme, ndërsa shkak njoftohet të jetë një dëmtim i 25-vjeçarit. Gardiani i Kombëtares kuqezi e sheh veten gjithnjë e më shumë larg skuadrës së Lacios, ku prej kohësh nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Inzagi.

Klubi bardhekaltër ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij portë. Montipo i Beneventos duket pista më e fortë, megjithëse në bllokun e shënimeve të Igli Tares është edhe një tjetër emër… Milinkoviç-Saviç. Këtë herë nuk bëhet fjalë për mesfushorin e Lacios, por vëllanin e tij Vanja, i cili mban veshur fanellën e Torinos. Negociatat mes palëve nuk kanë nisur ende, megjithëse portieri serb duket profili i duhur për klubin kryeqytetas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online