Kur drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, bëri goditjen “Reina” nga Napoli, shumë nisën të kenë dyshime dhe të mendojnë largimin e Xhixho Donarumës gjatë kësaj vere, por skenari ka ndryshuar totalisht, pasi asnjë ofertë zyrtare nuk ka mbërritur për portierin e talentuar, aq sa do ta nis ai sezonin titullar edhe këtë herë…
Madje, ndryshimi i pronësisë dhe fair play financiar bëjnë që tashmë në ankand të dalë portieri i sapoblerë dhe që vetëm dje u prezantua në Milanelo për t’u nisur drejt Amerikës. Ai është Reina dhe, sipas Premium Sport dhe The Sun, Sarri e do te Çelsi.
Madje, flitet për një ofertë të barabartë me 10 mln euro, që do të ishin plusvlerë e bujshme për kuqezinjtë, pasi ende nuk i kanë paguar rrogën e parë portierit spanjoll, që u transferua me parametra zero, për 3,5 mln euro në sezon për tri vitet e ardhshme.