Milani barazon në Firence, dy “krisma” në 3 minuta

Milani e mbyll vitin 2017 me një barazim 1-1 në Firence, duke marrë një pikë të çmuar, në një ndeshje të ndërlikuar dhe ndaj një rivali në formë.

Për herë të parë këtë sezon Milani reagoi pasi pësoi gol, sepse në minutën e 71-të Simeone shënoi një gol të bukur me kokë dhe 3 minuta më vonë Çalhanolu barazoi.

Një reagim i fortë për kuqezinjtë, me 20 minutat e fundit të ndeshjes që u bënë shumë të bukura dhe me raste, ndërsa për 70 minuta skuadrat dukeshin në gjumë dhe të pafuqishme në sulm.

Pika nuk ndryshon gjë në renditjen dëshpëruese të Milanit, por pas triumfit në kupë ndaj Interit, të paktën u evitua humbja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online