Adorjan ngec te Partizani, as Padova nuk e do

Pista e huazimit te skuadra italiane nuk realizohet. 24-vjeçari mbetet sërish pjesë e “demave”. Rroga e tij është e frikshme. Nuk e do as Novara

Mesfushori Kristjan Adorjan i ka mbetur në derë skuadrës së Partizanit. 24-vjeçari ishte një nga dështimet më të bujshme të merkatos së verës, pasi u afrua me statusin e “yllit” dhe nuk arriti për asnjë moment që të binde drejtuesit e kuq. Hungarezi ishte i preferuari i trajnerit Mark Juliano, por me afrimin e teknikut Sulejman Starova, 24-vjeçari përfundoi në stol. Atij iu dha edhe mundësia e fundit në Kupën e Shqipërisë, por nuk bëri mirë. Ndeshja kundër Pogradecit, i vuri kapak aventurës së tij me të kuqtë. Megjithatë, mbyllja e kësaj eksperience të keqe duket e vështirë për t’u arritur, pasi nuk bëhet vetëm me dëshirën e Partizani.
Kryeqytetasit e morën Adorjanin në formë huazimi për një vit te skuadra e Novarës. Drejtuesit e kuq kanë kërkuar ta kthejnë sërish te ky ekip, por italianët nuk kanë pranuar. Italianët nuk e duan, shqiptarët jo, Adorjani ka mbetur në “mes të rrugëve”. Rroga e tij prej 9 mijë eurosh dhe kontributi shumë i pakët ndikojnë për keq në të ardhmen e tij. Ditën e djeshme mësohet se është kërkuar edhe një zgjidhje tjetër për fatin e mesfushorit. Huazimi te Padova u mendua si zgjidhje alternative.

PADOVA – Mundësia për ta huazuar te Padova lindi ndërmjet klubit të kuq dhe italianëve të Novarës. Të kuqtë janë dakord, po ashtu edhe klubi “mëmë”. Nëse lëvizja do të bëhej atëherë Partizani do të shpëtonte nga barra e Adorjanit. Ekipi italian i Padovës garon në Seria C dhe mban vendin e parë në grupin B. Padova synon ngjitjen në Serinë B. Drejtuesve të klubit të Padovës nuk i ka pëlqyer profili i lojtarit dhe kanë dhënë përgjigjen e tij tyre negative. Kjo do të thotë se Adorjani do të vazhdojë të jetë pjesë e “demave’.

ADORJAN – Mesfushori nuk e ka problem largimin nga “demat”, pasi e di mjaft mirë se është i padëshirueshëm. Trajneri Starova nuk e do dhe e vetmja zgjidhje për të është të gjejë një skuadër tjetër. Hungarezi është dakord, por nëse nuk gjen asnjë mundësi të mirë për veten do të vazhdojë të qëndrojë në Tiranë. Në fund, të fundit kush do të hiqte dorë nga 9 mijë euro rrogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online