Rei Manaj poston foton me Griezman, te Kombëtarja presin që të shohin përmirësimet që i kanë dhënë yjet e Barcelonës

Rei Manaj po vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës dhe me yjet e Europës. Sulmuesi shqiptar mbetet pjesë e skuadrës që drejtohet nga Koeman, megjithëse duhet të presim fundin e merkatos së verës për të parë nëse mund të kemi një lëvizje të mundshme. Para pak minutash Manaj ka postuar një fotografi nga stërvitja teksa ndodhet në krahë te Griezman.

Ndërkohë nga krahu tjetër po afrohen edhe ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit. Fillimisht kuqezinjtë do të përballen ndaj Polonisë në transfertë. Pritshmëria është e lartë te Manaj që ndryshe nga herët e shkuara, ka më shumë për të treguar falë leksioneve që i janë dhënë nga yjet e futbollit europian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online