Milan e ka nisur me ulje-ngritje këtë sezon të ri. Kuqezinjtë arritën të fitonin fundjavën që lamë pas, në transfertën e vështirë të Sasuolos. Një fitore e thellë 1-4, ku Milan u shfaq më bindës dhe bëri një ndeshje mjaft të mirë.
Pikërisht në ndeshjen ndaj Sasuolos, ai që hapi serinë e golave për “djallin”, ishte mesfushori Frenk Kesi. Lojtari nga Bregu i Fildishtë po bën një fillim sezoni mjaft të mirë dhe për këtë arsye drejtuesit kuqezinj duket se po mendojnë t’i rinovojnë kontratën mesfushorit.
21-vjeçari, i cili u transferua sezonin e kaluar nga Atalanta ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2022. Përveçse rinovimit do të ketë dhe një përmirësim të pagës për Kesin. Një vlerësim nga Milan për mesfushorin, që duket se i jepet besim akoma më shumë dhe shihet si një lojtar që do të mbajë mbi supe mesfushën e kuqezinjve për një kohë të gjatë.