Milan-Shkëndija, invertohen datat…

Kundër asaj që ka dalë në shortin zyrtar të Nionit, në Zvicër, Milani do të luajë ndeshjen e parë të play-off të Europa League kundër Shkëndijës, në shtëpi dhe jo në transfertë. Ajo që rëndon në vendimin final është mbivendosja mes ndeshjes së luajtur nga skuadra e Vinçenco Montelës e klubit të Tetovës dhe atij të Vardarit, skuadër që ka rënë nga Champions te Europa League pas humbjes në play-off kundër Kopenhagenit, të parashikuar të njëjtën ditë dhe në të njëjtin stadium, Shkup.

Ndeshja e vajtjes në “San Siro”, më 17 gusht, ndërsa e kthimit në Maqedoni, e parashikuar me datë 24 gusht: si pasojë, klubi kuqezi do t’i kërkojë Ligës së Serisë A që sfida ndaj Krotones të luhet më 20 gusht dhe jo më 21 gusht.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *