“Miku i mirë duket në ditë të vështirë”! Devolli tregon si pranoi propozimin e Shkëmbit te Dinamo: Presidenti po bën investim model

Bledar Devolli iu përgjigj kërkesës së mikut të tij Bledi Shkëmbi si ndihmës i trajnerit tek klubi i Dinamos. Në intervistën për Supersport, Devolli deklaroi se nuk e mendoi dy herë kur miku i tij i dërgoi propozimin.

“Në momentin që Bledi më kërkoi të punonim bashkë, pranova. Miku duket në ditë të vështirë. Më pëlqeu projekti, presidenti po bën një investim që do të jetë model në Shqipëri. Dua ta falënderoj presidentin. Më pëlqen ekipi, edhe pse ka pasur vështirësi. Emrat janë dhe ata që erdhën në janar do të bëjnë mirë. Besoj te stafi te çunat dhe projekti”- u shpreh Devolli.

Ai gjithashtu deklaroi se së bashku me Bledi Shkëmbin ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në Superligë, ndërsa tani është koha ta tregojnë edhe si trajner. “Kur ishim futbollistë te Teuta dhe Partizani, kemi qenë mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Shpresoj të jemi edhe si trajnerë. Kemi ekip cilësor dhe prurjet kanë qenë cilësore”- tha nder të tjera Bledar Devolli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online