Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, mund të kthehet në Zvicër. Edhe pse aventura e tij me Barin nuk ka mbaruar, lojtari duket tashmë i lodhur për të vijuar në nivelet në Itali dhe në “atdheun” e tij futbollistik do të ndihej shumë më mirë. Sigurisht, në fillim duhet të flasë me drejtuesit e “gjelave”, pasi ka edhe një vit tjetër kontratë.