Mezani: S’ka asgjë të pamundur

Trajneri vlonjat thekson se Laçi do kërkojë maksimumin ndaj Skënderbeut, që kryeson kampionatin dhe s’ka pësuar ende asnjë humbje

Vladimir Prenga

Laçi është gati për Flamurtarin. Edhe pse nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve, kurbinasit do të kërkojnë tre pikët ndaj Skënderbeut sot në shtëpi. Trajneri Gentian Mezani e thotë hapur objektivin, edhe pse e di që është një ndeshje e vështirë, kjo pasi korçarët janë më kot në këto pozita. “Dihen vlerat e Skënderbeut, kryesojnë kampionatin dhe kanë bërë një paraqitje të mirë edhe në Kupat e Europës. Ne vijmë pas një fitoreje në transfertë me Vllazninë, që na ka rritur moralin, por e dimë që me Skënderbeun na pret një sfidë tjetër e vështirë. Në këtë kampionat realisht nuk ka ndeshje të lehta, ndaj edhe kjo na mban të motivuar. Këtë herë jemi dyfish t motivuar”, deklaron fillimisht trajneri vlonjat, që më tej flet për gjendjen e skuadrës së tij dhe objektivin. “Kemi disa mungesa, por të gjithë ata që do të luajnë dhe i kemi në dispozicion janë gati të bëjnë më të mirën e tyre. Objektivi ynë padyshim që është fitorja. Luajmë në shtëpi dhe për ne është e rëndësishme që të marrim sa më shumë fitore brenda. Këtë herë nuk kemi mbështetjen e tifozët, por sidoqoftë motivimi është maksimal. Besojmë shumë se mund t’ia dalim të marrim pikët e plota. Gjatë gjithë javës kemi punuar me këtë mendim: të futemi në fushë dhe të japim më të mirën tonë. Duke zhvilluar lojën tonë, të shkojmë edhe te rezultati pozitiv. Nuk ka asgjë të pamundur, ndaj urojmë që në fund të dalim me kokën lart”, përfundoi Mezani.
MUNGESAT
Maikon Eskerda do të mungojë ndaj Skënderbeut, pasi dëmtimi i pësuar në gju në ndeshjen me Skënderbeun nuk ka rezultuar aq i lehtë sa u mendua në fillim. Gjithashtu probleme ka pasur edhe për të riun Kejvi Bardhi, që nuk është për këtë takim, sikurse edhe Ansi Nika me Ademir Souzën, i cili ka pasur një problem në pulpë. Gjatë seancës së djeshme trajneri Mezani ka projektuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë, teksa risia do të jenë Lushkja dhe Kallaku, që së bashku me Jonuzin do formojnë treshen e qendrës së mesfushës.

Formacioni i mundshëm
Laçi

Selmani
Fangaj  Qaqi Gjoni. Sefgjini
Xhixha  Jonuzi. Lushkja. Uzuni
Kallaku
Rexhinaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online