Mezani: Flamurtari kurrë nuk ka vuajtur në merkato

Elton Nika

Kampionati shqiptar, skuadra ende në organizim dhe mes kupave të Europës, kjo është panorama e deritanishme në futbollin shqiptar. Ish-trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, ndalet në situatën e skuadrave shqiptare, merkaton që është duke u kryer deri më tani, shtyrjen e kampionatit, ndërkohë edhe Flamurtari është temë diksutimi. Sipas Mezanit, jemi ende në një periudhë, kur skuadrat, me përjashtim të atyre që luajnë në Europë, janë duke u organizuar për sezonin e ardhshëm futbollistik.

-Profesor Mezani, jemi në një periudhe kur merkato ka prekur të gjithë skuadrat e kampionatit. Si i komentoni lëvizjet e deritanishme?

Po, janë pothuajse të gjitha skuadrat shqiptare të përfshira në merkato, ndoshta me përjashtim të skuadrave që luajnë në Europë, por po të shohësh edhe këto skuadra kanë kryer lëvizje, që sërish do t’i prekin para nisjes së sezonit të ardhshëm futbollistik.

-Si e shihni ecurinë e skuadrave tona në Europë?

Në radhë të parë do të uroja që të gjitha skuadrat shqiptare të shkojnë sa më larg, pasi kjo i bën mjaft mirë kampionatit shqiptar dhe na ngre në Europë. Kjo është shumë e rëndësishme, ndaj unë i uroj të gjithë skuadrat që marrin pjesë në kupat e Europës. Natyrisht tashmë janë ndeshjet e kthimit për t’u zhvilluar dhe kush më shumë e kush më pak ka shanset e veta. Të shpresojmë se do të realizojnë atë që kanë si objektiv.

-Ndërkohë kampionati është shtyrë për të nisur në shtator. Si do ndikojë ky vendim?

Mendoj se ky fakt do t’i ndihmojë skuadrat deri në startin e kampionatit, pasi janë drejt organizimit të tyre dhe kanë kohën e mjaftueshme për të shkuar drejt nisjes së kampionatit me përgatitje të plota dhe të jenë përforcuar edhe në merkato, pasi mendoj se për të gjitha skuadrat e kampionatit shqiptar, merkato do të vijojë deri në ditën e fundit të saj.

-Flamurtari natyrisht nuk mund të qëndrojë larg vëmendjes suaj, apo jo?

Padyshim, dhe mendoj se deri më tani ka zhvilluar një merkato mjaft të mirë, duke parë afrimet e lojtarëve që janë bërë pjesë e Flamurtarit. Natyrisht që ka ende mjaft kohë përpara edhe për Flamurtarin. Pastaj nëse i referohemi merkatos, Flamurtari asnjëherë nuk ka vuajtur në merkato. E rëndësishme për skuadrën mbetet të bëjë një start të sezonit sa më pozitiv, pasi kjo është e rëndësishme.

-Merkato e verës prek jo vetëm lojtarët, por edhe trajnerët…

E kuptoj ku e keni fjalën. Natyrisht që po. Megjithatë sa i përket Gentian Mezanit, jemi ende në fazat kur nuk kemi konkretizuar asgjë, pavarësisht interesimit që ka pasur këtë periudhë, që siç e thatë edhe ju, prek si lojtarët, ashtu edhe trajnerët.

—Nga ku ka qenë interesimi, Shqipëri apo…

Superiore, Kategoria e Parë, por edhe rajoni, megjithatë asgjë ende nuk është konkretizuar. Janë kontakte, biseda, por konkludimi ende ka ardhur.

—Cila skuadër mbetet pretendente për sezonin tjetër?

Është ende shpejt për këtë gjë, pasi jemi ende në një periudhë, kur ka skuadra që mendojnë kupat e Europës dhe të tjera që janë drejt organizimit. Kampionati nis në shtator dhe ka ende kohë për të  menduar se kush do të jetë ndër skuadrat pretendente për sezonin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online