“Messi nuk i përgjigjet problemit të PSG-së”, Henry e sheh ndryshe: Kam luajtur edhe unë me të, por njerëzit harrojnë se…

Lionel Messi ishte transferimi i bujshëm në merkato për PSG-në. Gjigatët francez kanë afruar në skuadër një nga lojtarët më të mirë që ka njohur futbolli, duke bërë që shumë kundërshtarë të tremben nga fuqia e kësaj skuadre sezonin e ardhshëm.

Por në një tjetër mendim është Thierry Henry. Ish-sulmuesi i njohur është i bindur se Messi nuk është zgjidhja e problemeve të PSG-së. Sipas tij parisienët çalojnë në mbrojtje dhe pikërisht aty duhen bërë përforcimet.

“Messi nuk iu përgjigj problemit që ka PSG-ja. Unë kam luajtur me të në një ekip të madh, por njerëzit harrojnë se ne nuk pësuam shumë gola atëherë. Ekipet që nuk pësojnë shumë gola nuk janë larg titullit, madje edhe nga fitimi i  Ligës së Kampionëve.

Kur keni një “alien” në ekip, sigurisht që është më e lehtë për ju, por PSG ende e ka atë problem në mbrojtje. Ata marrin shumë gola dhe duhet ta rregullojnë atë. Sollën disa përforcime, por ata duhet të gjejnë ekuilibrin dhe të jenë shumë më të fortë në mbrojtje”, është shprehur Thierry Henry./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online