Mesi shuan dyshimet, merr vendimin përfundimtar për kombëtaren

Lionel Mesi qëndroi jashtë Argjentinës me dëshirën e tij së fundmi, ndërkohë që ka pasur edhe aludime të tipit që ai e ka mbyllur me kombëtaren. Në fakt sulmuesi i Barcelonës është tërhequr edhe në të shkuarën, por më pas ka bërë prapaktheu.

Tanimë ka lajme të reja dhe raportohet se Mesi do të jetë i grumbulluar me Argjentinën në mars, kur edhe do të zhvillohet një ndeshje miqësore kundër Venezuelës. Kjo përballje është programuar të luhet më 22 mars.

Mesi nuk është grumbulluar me Argjentinës që pas eliminimit nga Kupa e Botës me Francën. Në dhjetor trajner i përkohshëm i “albiçelesteve”, Lionel Skaloni, shprehej kështu: “Nuk flas shpesh me Mesin, por kemi një raport normal. Do përpiqemi që ai të bashkohet me ne vitin tjetër. Po bisedojmë dhe jemi optimistë se përgjigja do të jetë pozitive. Për ne është diçka e rëndësishme. Çdo trajner dëshiron ta stërvitë atë, unë më shumë se kushdo”.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por mendohet se Mesi do të jetë në fushë në miqësoren e radhës. Për këtë arsye drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit kanë vendosur që ndeshja të luhet në Spanjë në stadiumin e Atletiko Madridit. Kështu për Mesin nuk do të jetë e nevojshme të ndërmarrë një fluturim të gjatë e të lodhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online