Lionel Mesi mund të bëhet së shpejti bashkëpronar i një ekipi futbolli. Bëhet fjalë për klubin e FC Andorrës, skuadër jo që u ble pak javë më parë një kompani në pronësi të mbrojtësit të Barcelonës, Zherad Pike.
E përditshmja katalanase “SPORT”, në një shkrim të ditës së sotme ka bërë të ditur se Pike po përpiqet ta bindë “pleshtin” për t’iu bashkuar si ortak në këtë aventurë të re.
FC Andorra ndodhet në territorin e shtetit të Andorrës, por militon prej dekadash në piramidën e futbollit spanjoll, më konkretisht në kategorinë e pestë. Me investimet e yllit të Barcelonës, pritet që ekipi i vogël të kapë pas pak vitesh nivelet më të larta të futbollit spanjoll, dhe pse jo ndoshta një ditë do ta shohim përballë vetë Barcelonës.