Mesi përjeton intervistën më të sikletshme të karrierës në Kinë, 5 milionë njerëz mbeten të zhgënjyer

Kombëtarja e Argjentinës ndodhet në Kinë, ku do të zhvillojë një takim miqësor me Australinë. Udhëtimi në Kinë nuk ka lënë një shije të mirë te Lionel Mesi. Ky i fundit u ndalua nga forcat e sigurisë në aeroport, ku u mbajt për një kohë të gjatë. Shkak ishte mosnjohja e vizës spanjolle të lojtarit.

E si për të mos mjaftuar kjo situatë, ylli argjentinas përjeton një nga intervistat më të sikletshme në karrierë. 5 milionë njerëz kanë të ndjekin intervistën e Mesit live në televizion, por në fund kanë përjetuar zhgënjim. Mesi dha një intervistë të gjatë, por ajo çfarë u servir për teleshikuesit u përmblodh në vetëm 60 sekonda. Gazetari komunikonte në gjuhën kineze dhe pyetjet ishin të formuluara gjatë, ndërsa përgjigjet e 7 herë fituesit të Topit të Artë ishin mjaft të shkurtra. Një intervistë për t’u harruar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online