Ekskluzive/ “Po na bëni nder me nënvlerësimin”! Trajneri i Moldavisë tregon 3 lojtarët më të rrezikshëm të Shqipërisë: Uzuni, Seferi dhe Cikalleshi

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria do të përballet me Moldavinë përpara se të udhëtojë në transfertë me Ishujt Faroe. Kuqezinjtë kërkojnë marrjen e pikëve të plota, në mënyrë që të mbajnë ende gjallë shpresën e kualifikimit në Europian. Nga ana tjetër, “Sport Ekspres” ka intervistuar trajnerin e Moldavisë, Serghei Clescenco. Ky i fundit është shprehur se nuk do të vijnë thjeshtë për turizëm në Shqipëri, por kërkojnë që të na befasojnë dhe janë të sigurt se do të dëshmojnë të gjithë forcën e tyre, po ashtu si në barazimin e arritur me Çekinë.

“Faleminderit për urimet tuaja, ne në fakt kemi luajtur për veten tonë kundër Çekisë. Por nëse kam bërë të lumtur edhe tifozët e Shqipërisë, është një gjë e mirë gjithashtu. Ne nuk menduam për rezultatin kundër Çekisë, u futëm që të luanim vetëm për tifozët tanë. Kjo pasi në ndeshjen me Ishujt Faroe nuk kemi luajtur mirë dhe donim të tregonim forcën tonë, se jemi të aftë që të bëjmë edhe më tepër.

Shqipëria ka shumë sulmues të mirë, ka Cikalleshin, ka Uzunin dhe Taulant Seferin. E dimë që Kombëtarja juaj ka një mbështetje të madhe nga tifozeria, ndiqet shumë. Po na nënvlerësoni? Jam i sigurt që ky do të jetë një faktor shtesë për ne për të dalë me pikë. Megjithatë nuk mendojmë për rezultatin, futemi në fushë për të treguar të gjithë fuqinë tonë. Qëllimi është që të luftojmë për pikë në çdo ndeshje. Shqipëria është një kundërshtar i fortë, pres një ndeshje të vështirë për ne”, tha trajneri i Moldavisë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online