Mesi magjik: Çmenduri nëse nuk ia dilnim

Tre gola, në një prej ndeshjeve më të rëndësishme dhe delikate në historinë e futbollit argjentinas: Lionel Mesi është ngritur në lartësinë e emrit që mbart, duke u bërë heroi i Argjentinës në fitoren 3-1 në Ekuador, ku kombëtarja Celeste siguroi një biletë për në Kupën e Botës.

Fitorja ishte detyrim, pas disa ndeshjesh zhgënjyese, ndërkohë që sulmuesit e tjerë sërish nuk shënuan, por këtë radhë bëri gjithçka Mesi, me gola spektakolarë, nga ata që mbeten në histori.

Pas ndeshjes ylli i Barcelonës u filmua duke festuar si i çmendur në dhomat e zhveshjes, ku të gjithë lojtarët e drejtuesit festonin kualifikimin, që në fakt ishte detyrim për një kombëtare plot talente.

Mas Unidos que nunca !!!!!

A post shared by Javier Mascherano (@mascherano14) on

Këtë e pranon edhe Mesi, i cili pas ndeshjes tha: “Në Ekuador është gjithnjë e vështirë dhe e kishim me shumë frikë. Pësuam gol shpejt, por për fat reaguam dhe luajtëm mirë. Ishim të qetë, e arritëm synimin dhe kjo ka rëndësi. Falë Zotir, e përmbushëm objektivin. Do ishte çmenduri nëse do të mungonim në Kupën e Botës, ky grup e meritoi kualifikimin. Na kanë kritikuar ashpër, edhe pse kemi luajtur tre finale rresht, ndaj ndeshja në Ekuador ishte shumë e rëndësishme, sidomos për ata që kanë më shumë kohë në kombëtare. Nëse qëndrojmë të bashkuar, gjithçka do të jetë më e lehtë. Nuk ishte e ndershme ajo që na ndodhi në Botëror dhe dy Kupa Amerike, ndërsa kemi vuajtur për të siguruar kualifikimin për në Botërorin e ardhshëm, por shpresoj ta fitojmë më në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online