Mesfushori i Shqipërisë u tregua “luan” në Greqi, i habit me deklaratën: Duhej të mbyllja ndeshjen njëherë, pastaj në spital…

Enis Cokaj ka treguar të gjithë shpirtin e tij luftarak në Greqi. Megjithëse po merr pak minuta, mesfushori shqiptar po jep gjithçka për të fituar besimin e trajnerit të Panathinaikos. Në derbin kundër AEK, Cokaj mori goditje të rëndë në kokë nga mbrojtësi kundërshtar, Vida.

Pavarësisht traumës së kaluar, lojtari shqiptar e mbylli ndeshjen deri në minutën e fundit dhe pastaj shkojë në spital. “Këto lloj ndeshjesh, këto derbi janë të rëndësishëm për ekipin dhe çdo lojtar do të jetë pjesë e tyre. Kur e mora atë goditje, thjesht mendova se duhet ta parëfundojë ndeshjen deri në fund, doja të luaja deri në fund.

Nuk kishte rëndësi sesa herë goditesha. Pavarësisht sesi do të shkonte historia pas asaj goditje, unë mendova vetëm ndeshjen”, tha Cokaj. Duke parë këtë grintë të madhe, trajneri i Panathinaikos e shpërbleu Cokajn. Ky i fundit luajti si titullar kundër PAOK  dhe u ndërrua vetëm në minutën e 87 të takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *