Media e njohur franceze “RMC”, ka zbuluar se futbollisti i PSG-së Lasana Diarra do të njoftojë në ditët në vazhdim dorëheqjen nga futbolli profesionist. Lojtari, i cili është në kontratë me kampionët e Francës, ka vendosur të prishë marrëveshjen, si dhe ka refuzuar disa oferta të majme.
Mesfushori ka ndërmend të largohet për disa vite nga futbolli për t’u fokusuar te bizneset e tij dhe prandaj ka refuzuar ofertën e PSG-së për të qenë trajner në strukturat e akademisë së klubit parisien.
Diarra lë pas një karrierë mbresëlënëse, kulmi i secilës ishte firma me Real Madrid në vitin 2009, me të cilët luajti 87 ndeshje dhe mori fanellën me numrin dhjetë. Diarra ka gjithashtu 34 aktivizime me kombëtaren e Francës, dhe ishte një ndër të përzgjedhurit e Deshamp për “Euro 2018”, por një dëmtim ia privoi këtë mundësi.