Mesfushori dëmtohet para derbit, Spaleti me dhimbje koke

Para miqësores që Uruguai zhvilloi sot përballë Japonisë, Federata Urguaiane e Futbollit komentoi në rrjetet sociale për mungesën e një prej lojtarëve të Tabarez.

Matias Vesino nuk mund të zbresë në fushën e blertë në miqësoren kundër Japonisë për një dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së tij të djathtë”. Një lajm i hidhur për Luçiano Spaletin dhe trajnerët e Interit. Të dielën zhvillohet derbi i qytetit. Milan, Barcelona dhe Lacio. Tetë ditë “ferri” për Interin, që tashmë humbet dhe shërbimet e mesfushorit 27-vjeçar.

Prania e tij në derbin kundër Milanit është në dyshim, ndërsa mjekët do të bëjnë të pamundurën ta rikuperojnë lojtarin për sfidat pasardhëse. Vesino po gëzonte një formë të mirë dhe ky dëmtim vjen në një moment delikat për skuadrën.

Nga ana tjetër, Japonia e fitoi miqësoren kundër kombëtares latine. Aziatikët triumfuan me rezultatin 4-3 në një sfidë që dhuroi spektakël. Minamino (dygolësh), Osako dhe Doan ishin autorët e golave të Japonisë, ndërsa për Uruguain shënuan Pereiro, Kavani dhe Rodrigez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *