Mesazhi i Plisave: Eshtrat do kenë qetësi, kur Kosova t’i bashkohet nënës Shqipëri

Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” vijojnë që të jenë në çdo ndeshje të kombëtares së Shqipërisë prezent në stadium. Ndonëse pjesa më e madhe e tifozëve kanë preferuar që të mbështesin skuadrën e “dardanëve” tifogrupi kryeqytetas vijon që të ndjekë dashurinë e vjetër.

Në ndeshjen me Skocinë mbështetja e tyre nuk mungoi, ashtu si dhe protestat ndaj trajnerit Kristian Panuçi, të cilin e ofenduan duke e konsideruar si përgjegjës për situatën ku ekipi ndodhet.

Nuk kishte si të mungonte dhe një mesazh, si gjithnjë me klas nga ana e “Plisave” të cilët në pjesën e parë shpalosën disa vargje me një mesazh të fortë, ku vihej në dukje se gjithnjë do të kërkohet që Kosova të bashkohet me Shqipërinë: “Vitet kalojnë dhe vdekja do të arrijë, por eshtrat e mi do të kenë qetësi vetëm kur Kosova me paqe a stuhi do t’i bashkohet nënës Shqipëri”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online