I riktheu në Premier League pas 16 vitesh, “i çmenduri” Bielsa vendos për të ardhmen te Leeds

Marcelo Bielsa do të jetë trajneri i Leeds United në Premier League, të paktën dhe një vit. Ikonës argjentinase i përfundoi kontrata në fund të këtij sezoni, pasi Leeds doli në vendin e parë në Championship dhe shumë mbështetës të skuadrës ishin të shqetësuar nëse ai do të largohej jashtë Anglisë.

Megjithatë duket se ëndrrat e tifozëve të Leeds u bënë realitet, pasi gazetari i “Sky Sport Italia”, Di Marzio raporton se Bielsa ka rinovuar me ekipin, duke e zgjatur kontratën deri në verën e 2021-shit. Mendohet se arsyeja kryesore që e ka bërë 65 vjeçarin të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar ishte afeksioni i tij ndaj mbështetësve të klubit, të cilët tashmë e konsiderojnë si “mbret”, pasi u ktheu lavdinë duke e dërguar Leeds në Premier Ligë pas 16 vjetësh./Elio Hadari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online