Dha gjithçka, ashtu si shokët e tij, shënoi një gol e goditi një shtyllë, por në fund doli i mundur nga fusha, por jo dhe aq për meritë të kundërshtarit, sesa të një arbitri të pacipë. Dejvi Bregu shkruan një mesazh të shkurtër, por kuptimplotë në Instagram, sepse nuk është nga ata lojtarë që bën romane në rrjetet sociale. Mesazhi është i qartë:
“Nuk e kuptoj pse kanë kaq dëshirë të dënojnë një ekip të tillë që e vetmja gjë që di të bëjë është të luajë futboll…madje prodhojnë futbollin më të bukur në kampionatin shqiptar… Jeni për të ardhur keq!”.