Denoncimi i Luftëtarit: Skandali i Cërrikut dhe çanta në pritje, ishte Ziri edhe atje

Prill 2016: Luftëtari luante në Kategorinë e Parë, ishte në garë të egër për kreun e renditjes dhe ngjitjen në Superiore, ndërsa një ndeshje në Cërrik kundër Turbinës shënoi një skandal të madh. Luhej me dyer të mbyllura, por në fund, me Luftëtarin në avantazh, shumë njerëz u futën në fushë dhe nisi dhuna masive ndaj lojtarëve të Luftëtarit.

Ndërkohë, Luftëtari publikoi edhe një skandal tjetër: një zyrtar i Pogradecit priste për 90 minuta te dhoma e zhveshjes së arbitrave, me një çantë që mendohet se kishte para për arbitrat. Arbitër ishte… Blerim Ziri. Luftëtari tani kthehet pas në kohë dhe ngre pyetjen: Pse nuk është përjashtuar ky arbitër dhe pse u mbyll gjithçka me një fitore në tavolinë atëherë, edhe pse Luftëtari kishte fituar gjithsesi në fushë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online