Për të ardhur keq: Luftëtari i këtij sezoni vijon të luajë mjaft bukur, por përveç fatit të keq, tashmë i janë bërë gangrenë edhe arbitrimet. Deri tani nuk ishin ankuar, por ajo që ndodhi sot kaloi çdo limit. Edhe lojtarët e Luftëtarit zbrazin dufin në rrjetet sociale, duke akuzuar hapur arbitrin, ndërsa fantazisti Rroca kërkon drejtësi:
“FT: Luftetari 2 (Bregu,Abazaj) – Teuta 3 (Latif, BLERIM ZIRI ×2)
Një ndeshje që e pa e gjithë Shqipëria si shkoi, se si tallet “njeriu i ndeshjes” ZIRI me një qytet të tërë. Dua të përgëzoj çunat për paraqitjen dhe do vazhdojmë të luftojmë kundër të gjithë sepse ne jemi LUFTETARI. Është një mëkat që futbolli nuk i lihet fushës, por vjen ZIRI dhe del njeriu i ndeshjes.
Një kërkesë kam për të gjithë ZIRAT kudo qe janë: JU LUTEMI PARA SE TE BENI KTO ARBITRIME SKANDALOZE MENDONI SIKUR TE JETE FEMIJA JUAJ NE FUSHE DHE MOS NA E CONI DJERSEN DEM SEPSE KEMI BER SAKRIFICA GJITH JETEN PER TE ARDHUR DERI KETU DHE VJEN ZIRI TA HEDH TE GJITH POSHTE SEPSE KSHU E KA HALLIN.
“PERGEZIME ZIRI PER NDESHJEN E SOTME DHE ATA QE JAN SIPER ZIRIT DHE BEJNE SEHIR”.
Ndërkaq, edhe mbrojtësi i majtë Vangjel Zguro shkruan me hidhërim: “Futbolli është një lojë që ka tre rezultate dhe pranojmë çdo lloj rezultati, por në këtë mënyrë, në vitin 2017 dhe ndodhin përsëri këto gjera ne futbollin shqiptar, duke na mundur një arbitër 11 çuna qe derdhin djersë për këtë sport dhe vjen një njeri i quajtur Ziri, i cili tallet pa pikë turpi! Deri kur do shkojë kështu, është futboll dreqi e mori, na lini te luajmë. Lëreni futbollin te jete i bukur ashtu si i ka hije, mos e shëmtoni me zor…”.