Një video e presidentit Safet Gjici në televizionin “Tv1 Chanel”, në Shkodër shtoi dyshimet në lidhje me të ardhmen e stolit të Kukësit. Numri një i klubit verilindor foli për trajnerin Armando Cungu që e komplimentoi dhe e vlerësoi për punën e bërë te skuadra verilindore.
Gjici ka shprehur gjithmonë simpati për teknikun shkodran dhe mbase mund të ketë një rikthim në rast se Peter Pakulti mund të largohet përfundimisht. Në fakt, faqja zyrtare e Kukësit nxori para pak momentesh fjalën e Gjicit duke lavdëruar Cungun, kjo ngjall më shumë dyshime.
“Për Cungun kam një konsideratë të veçantë, pasi e nisëm mbarë dhe patëm sukses në Europë. Njëherë më bëri një dhuratë një orë për datëlindje. E pyeta: ‘çfarë është kjo?’, mu përgjigj: ‘është ora që po na ec kaq mbarë dhe mua si trajner, por dhe ju si drejtues'”, – tha Gjici.