Lahm kritikon Lëvin: Ndrysho, përndryshe…

Ish kapiteni i kombëtares gjermane është rikthyer të flasë për dështimin e kombëtares gjermane në Botërorin “Rusi 2018”. Lahm i bën thirrje teknikut të kombëtares gjermane për ndryshim.

“Të rinjtë tashmë rriten 100% në qendrat e zhvillimit të të rinjve, ata rriten dhe zhvillohen aty, ambicia e tyre është e qartë: duan të bëhen profesionistë. Kjo detyrimisht i bën lojtarët e rinj egoistë, që nuk është detyrimisht një problem, por duhet menaxhuar më së miri.

“Nëse duam t’u rikthehemi sukseseve me brezat e rinj, duhet që ai (Lëv) të ndryshojë rrënjësisht filozofinë e tij të menaxhimit. Nuk duhet ta mendojë si një dështim personal apo një dobësi, por si një zhvillim i mëtejshëm”.

“Nëse ai do të arrijë t’u tregojë lojtarëve rëndësinë e fanellës dhe të jetë më autoritar në rolin e trajnerit, jam optimist se do të kthehemi më të fortë”, tha Lahm.

Ish-kapiteni foli edhe për skandalin e fotove të Ozilit dhe Gyndoganit me Erdoganin: “Ozil dhe fillimisht Gyndogan nuk e ndjenë të nevojshme të dilnin në publik për të dhënë shpjegime. Kjo duhej t’u ishte komunikuar me shpejtësi dhe qartësi, për të përmirësuar harmoninë në ekip dhe këtu Lëv gaboi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online