Mes komedisë dhe spektaklit austriak! Trajneri Micheu: Thanë sesa i paguam! Sa shënonim ne, papritmas edhe Ried

Nga Klaudio Ndreca

Spektakël apo komedi? Shumë nga të dyja kishin ndeshjet e fundit të Austrisë 2 gjatë ditës së djeshme. Atje ku është vendosur edhe titulli kampion pasi Riedi dhe Klagenfurt ishin me pikë të barabarta. Golavarazhi do të vendoste historinë e sezonit, ndërsa Riedi po mbante kryesimin falë një goli më tepër që kishte avantazh ndaj Klagenfurt në diferencën totale.

Në takimet e fundit të dyja skuadrat do të fitonin, por vendin e parë e mori Riedi duke u ngjitur në elitën e Austrisë, pasi arriti të fitonte në shifrat 9-0 ndaj Floridsdorfer. Nga ana tjetër Klagenfurt fitoi pastër 6-1 ndaj Wacker, por ky rezultat nuk i dha suksesin.

Në lot përfunduan lojtarët që i humbet në këtë mënyrë mundësia për të mbërritur në elitë, ndërsa nga ana tjetër trajneri i Klagenfurt, Robert Micheu, nuk e fsheh zhgënjimin me kundërshtarin e Riedit: “Ajo që më shqetëson vërtet është se gjithmonë u ngritën pyetjet nëse ne kishim paguar Floridsdorferin. Por unë do të interesohesha të dija se çfarë do të kishit thënë ju nëse kundërshtari ynë do të kishte pesë lojtarë titullarë që të ishin lënë pushim, ashtu siç ndodhi me rivalin e Ried. E di që duket qesharake, por njëri ose tjetri duhet të mendojë pak për këtë. Sapo ne shënonim gol, papritmas edhe Riedi shënonte nga ndeshja tjetër”, u shpreh Micheu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *