“Le të marrim shembullin e Francës”! FSHF me kërkesë për instancat shtetërore, kërkohen tifozë te Teuta-Tirana

FSHF kërkon që ky sezon futbollistik në Shqipëri të mbyllet me tifozë, teksa kemi lënë pas një nga periudhat më të vështira. Përhapja e pandemisë do të vendoste në pikëpyetje edhe mbylljen e kampionatit në fushën e lojës, por organizimi rezultoi i duhuri dhe nuk kishte përhapje masive të Koronavirusit te futbollistët.

Tashmë Federata kërkon nga instancat shtetërore që ndeshja e fundit që do të zhvillohet në finalen e Kupës mes Teutës dhe Tiranës të zhvillohet me tifozë. Duke marrë këtu shembullin e Francës, pasi do të respektohen rregullat dhe do të ketë distancim të sportdashësve, për të qenë më të pakët në numër. Një vendim ky që do t’i shërbente kënaqësisë dhe të mirës së futbollit, sportit që luhet për tifozët, me misionin që në këto kohë nuk është përmbushur plotësisht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online