Merret vendimi për Tiranën pas ndeshjes me Bylisin, i kërkohet të gjithëve t’u ushtrohen testeve

Eridon Qardaku do të ishte i pari futbollist në Shqipëri që do të konfirmohej si pozitiv me Covid-19. Lojtari u karantinua sipas protokollit të zbatuar për kampionatin shqiptar, ndërsa ndeshja midis Bylisit dhe Tiranës u luajt gjithsesi. Për këtë arsye Instituti i Shëndetit Publik kërkon nga klubi bardheblu që të kryejnë testet për Koronavirus.

Sipas asaj që bën të ditur “Report TV”, skuadra e Tiranës do të testohet ditën e nesërme, në mënyrë që të njihen me rezultatet përpara ndeshjes së radhës. Sipas kalendarit të Superiores, Tirana duhet të udhëtojë në Gjirokastër ditën e dielë, ku e pret Luftëtari për të zhvilluar takimin e javës së 28 të planifikuar për në orën 17:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online