Dy lojtarë të Benfikës përfundojnë në spital, tifozët sulmojnë autobusin e klubit pas ndeshjes

Rikthimi në fushën e lojës nuk ardhur në mënyrën më të mirë të mundshme për Benfikën. Përveç faktit se kanë marrë vetëm një barazim pa gola ndaj Tondelas, ekipi luzitan është përballur edhe me një sulm nga tifozët gjatë kohës kur po ktheheshin nga stadiumi.

Në një komunikim zyrtar klubi i shqiponjave njofton se disa tifozë kanë kryer një akt kriminal duke goditur me gur autobusin e skuadrës. Si pasojë dy lojtarë janë detyruar të shkojnë në spital, teksa Ëigl dhe Zivkoviç janë lënduar nga opëzat e thyera të xhamit. Në këto kushte Benfika i bën thirrje forcave të policisë të gjejnë agresorët dhe t’i vendosin përpara drejtësisë.

“SL Benfika hedh shpreh keqardhje për goditjen kriminale me gurë që autobusi i lojtarëve pësoi kur u largua nga A2, kur po shkonte drejt Qendrës së Punësimit në Seixal, në përfundim të ndeshjes kundër Tondelës, që u mbajt të enjten në mbrëmje në Estádio da Luz. Ne informojmë se, si çështje paraprake, lojtarët Julian Ëeigl dhe Zivkovic u dërguan menjëherë në Spitalin da Luz për tu vëzhguar, pasi u goditën nga copëzat e xhamit.

SL Benfika garanton bashkëpunimin e plotë me autoritetet, të cilëve i bën thirrje për përpjekjen më të madhe për t’u bërë, në mënyrë që të identifikohen shkelësit përgjegjës për këto akte kriminale”, shkruan klubi i njohur portugez./Halit Delibashi-Sport Eskrpes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online