Merr më tepër jetë pista Partizani, detaji i fundit e sjell Arlind Ajetin më pranë kryeqytetin

0

Arlind Ajeti është kthyer në dëshirën e kryeqytetit shqiptar. Në dimër ishte Tirana ajo që kërkonte mbrojtësin 26-vjeçar, por rruga që ai mori ishte ajo për në Danimarkë, ku iu bashkua klbubit të Vejles në kategorinë e dytë.

Mirëpo gjërat nuk i shkuan ashtu siç duhet dhe “Transfermarkt”, që merret me merkaton e lojtarëve, së fundmi e tregon Arlind Ajetin si një lojtar të lirë. Me sa duket aventura e tij me Vejle ka përfunduar dhe tashmë mund të mendojë për një tjetër skuadër për të ardhmen e tij.

Në skenë pak ditë më parë ka dalë edhe emri i Partizanit, që ka nisur bisedimet për ta veshur me fanellën e kuqe e të zëvendësojë Dejan Boldor. Majde u bë me dije se paga që Ajeti kërkonte ishte më e ulët se ajo e rumunit. Ky detaj nga “Transfermarkt” i jep tashmë më tepër jetë pisës Partizani, që do të sillte kështu goditjen e parë në merkato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.