“Ka Shakirën dhe mjekër të lezetshme, po është i dorës së dytë”, një ish-madrilen nënvlerëson Pikenë

Një ish-mbrojtës i Real Madridit nuk duket të jetë i kënaqur me paraqitjet e Zherard Pikesë në fushën e lojës. Oskar Ruxheri ka folur për “Fox Sports Argentina”, ku e vlerëson lojtarin katalanas thjesht si një mbojtës mesatar dhe asgjë më tepër se aq. Ish-lojtari argjentinas pëlqen pamjen e jashtme të Pike, por thekson se nëse nuk do të luante për Barcelonën ndoshta nuk do e njihnim

“Pike është një lojtar i dorës së dytë, si mua, si shumë të tjerë. Është i pashëm, është me këngëtaren (Shakira), ka një mjekër të lezetshme, por nëse do luante për Valencian nuk do e njhnin. Pike përfundoi duke luajtur me Barcelonën. Ai është si mua, mesatar. Një mbrojtës i mirë, por asgjë më shumë. Nuk vihet nën presion, përveçse kundër ekipeve të mëdha. Serxho Ramos është më i miri në botë deri tani”, ka thënë Ruxheri./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online