Zyrtare/ Portieri i Kukësit gjen skuadrën e re brenda ditës, Avdyli hedh firmën në kontratë

Feronikeli zbarkon për “pazar” në Superiore këtë verë, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar dya afrime nga elita e futbollit shqiptar. Pas Grecës, tashmë është radha e Avdylit t’i bashkohet klubit. Portieri i dha fund bashkëpunimit të tij me Kukësin dhe nuk priti gjatë të hidhte firmën për një tjetër ekip. Ditën e sotme u njoftua largimi i tij dhe po sot zbulohet edhe e ardhmja e gardianit shqiptar, i cili do i bashkohet skuadrës së Feronikelit në datën 10 gusht.

“Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21. Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës. Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89cm. Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht”, lajmëron klubi i Feronikelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online