Vedat Muriqi ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato vere, pasi shumë skuadra të njohura ishin vënë pas firmës së sulmuesit dardan. Muriqi bëri një sezon të shkëlqyer për Rizersporin në Superligën turke, duke shënuar 17 gola në 34 takime.
Paraqitjet e tij kanë bërë që Gallatasaraj të shpenzojë plot 10 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa vetë 25-vjeçari, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. Pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i njohur turk, pasi sipas mediave, marrëveshja është arritur dhe Muriqi ka firmosur.