Novak Xhokoviç është rikthyer te triumfi në një turne “Grand Slam” pas dy vitesh pritje. Serbi mposhti në finalen e “Wimbledon” me rezultatin 6-2 6-2 7-6, tenistin afrikano-jugor Kevin Anderson, i cili u konsiderua si surpriza e këtij turneu, pasi gjatë rrugëtimit drejt finales eliminoi me përmbysje pas dy setesh disavantazh legjendën e këtij sporti Roxher Federer.
Xhokoviç fiton trofeun e tij të 13-të “Grand Slam”, duke siguruar kështu vendin e katër në renditjen e tenistëve me më shumë trofe “Grand Slam” pas tri legjendave si Pit Sampras (14), dhe Rafael Nadal (17), dhe Roxher Federer 20.
Ky trofe do të thotë shumë për tenistin 31-vjeçar, pasi në dy vitet e fundit ai ka kaluar peripeci nga më të ndryshmet, duke filluar nga dëmtimet në gju e kyç, si dhe problemet të tjera në aspektin personal.
A fourth #Wimbledon title: sealed ?
The moment @DjokerNole would have dreamed of… #TakeOnHistory pic.twitter.com/czu3QgrdHr
— Wimbledon (@Wimbledon) July 15, 2018