Merkatoja nis me një goditje të madhe për Tiranën, oferta në tryezë e dërgon Bathën me një këmbë drejt…

Sezoni i futbollistik në Shqipëri është mbyllur dhe tashmë skuadrat kanë kthyer sytë drejt merkatos. Tregu i transferimeve nis me një godite të madhe për Tiranën, që mund të humbasë kapitenin e saj këtë vetë. Idi Batha ka qenë shtylla e ekipit këto vite dhe padyshim që paraqitjet e tij kanë rënë në radarin e klubeve të huaja.

“Newsport.al” raporton se tashmë ka një ofertë zyrtare në tryezë për mesfushorin. Oferta duket e majme dhe Batha tashmë është me njërën këmbë drejt kampionatit rumun, nga ku prej vjen edhe interesimi. Emri i ekipit ende nuk bëhet i ditur, ndërsa mbetet për tu parë nëse këto negociata do të finalizohen me një firmë në kontratë. Një lëvizje e tillë në merkato do të kënaqte arkat e klubit, por nga ana tjetër Shehi do të humbte një nga lojtarët thelbësor që ka në grupin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *