Klubi i Valbonës është duke bërë investime të mëdha këtë sezon. Tropojanët kanë rritur ndjeshëm cilësinë në Kategorinë e Dytë, duke sjellë lojtarë që kanë eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar. Përpos Jaupajt, ish-lojtar i Partizanit, Segjinit, ish-kapiten i Laçit dhe Cutras, skuadra veriore ka transferuar tashmë edhe portierin e Prishtinës. Egant Haxho ka fituar më parë kampionëtin dhe Kupën e Kosovës me bardhekaltrit, ndërsa këtë sezon do të veshë fanellën e Valbonës.
Klubi i Kategorisë së Dytë ka bërë së fundmi merkato edhe brenda kampionatit. Pjesë e tyre tashmë është bërë edhe kapiteni i kundërshtarëve të tyre, Vorës. Bëhet fjalë për Agustin Mashin, që do të japë kontributin e tij për Valbonën këtë edicion futbollistik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/