Spikati me Ballkanin, trajneri i Kosovës godet prodhimin e Ilir Dajës: Nuk ka treguar cilësi të mira me U21-shin

Lindon Emërllahu është një nga emrat që po spikat në kampionatin e Kosovës. Lojtari 19-vjeçar ka marrë hapësira të mëdha nga ana e Ilir Dajës, i cili i ka besuar një vend në formacionin e Ballkanit. Loja e tij ka qenë në nivel të lartë, duke siguruar kështu edhe ftesën e përfaësueses së Kosovës. I pyetur për Emërllahun, trajneri i dardanëve ka goditur prodhimin e Ilir Dajës në konferencën e sotme për shtyp. Sipas Giresse, futbollisti i Ballkanit nuk ka treguar cilësi me U21-shin e Kosovës, prandaj ftesa për në ekipin A është një hap i madh për të.

“Ka edhe lojtarë të tjerë që nuk luajnë jo vetëm ata të Ballkanit. Janë vetëm dy lojtarë të Ballkanit dhe jo tre. Emërllahu nuk i ka treguar cilësi shumë të mira me U21-shat e Kosovës dhe është hap i madh për të të luajë në Kombëtare. Dellova mund të luajë si anësor dhe qendërmbrojtës por trajneri bën përzgjedhjen”, ka deklaruar Alain Giresse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online